Reforma në Drejtësi nuk është as e “Amerikës, as e BE, por e George Soros

Vetëm fitorja e Donald Trump mundi të nxisë guximin në media për të thënë të vërtetat. E vërteta që është thënë kaq kohë nëpër dhëmbë se “kjo Reforma na duket një çudi”, se “nuk mund të jetë Reformë- hiq ca gjyqtarë e sill ca të tjerë “të mijtë’”, dhe hera herës u tha se “reforma financohet nga Sorros”. Mirëpo kurrë nuk u thanë hapur.

Tani, me plot gojën, mund të thuhet se Reforma në Drejtësi quhet “Reforma Soros”. Ja pse:

E para:

Vetë Soros dhe “Shoqëria e Hapur” e tij, është ideatori

Reforma në drejtësi u konceptua, u organizua dhe u zbatua nga Fondacioni ‘Soros’. Një paketë me mijëra e-maile dhe dokumente të brendshme të këtij fondacioni u publikuan në muajt Gusht-Shtator 2016. Këto dokumente zbuluan se rrjeti ‘Soros’ kishte hartuar një strategji të detajuar mbi reformën në drejtësi në Shqipëri dhe strategjia ishte gati që prej vitit 2013.

Vetëm 3 media-online i publikuan këto dokumente në Shqipëri. Të gjitha mediat e tjera u shmangën dhe nuk guxuan të publikonin.

E dyta:

“Soros” është kompani “off- shore”, i duhet një “Reformë”.

Rrjeti ‘Soros’ është i strukturuar si një entitet gjigant me qindra filiale dhe zgjatime të kompanive bija apo të OJF-ve .

Ky rrjet ka bërthamën e vetë kompaninë mëmë të quajtur “Quantum Fund”.

Në një intervistë tëlara tre javësh George Soros ka pranuar  se kjo kompani është e regjistruar në parajsë fiskale, me qëllim që t’i shmanget kontrolleve dhe detyrimeve nga shteti amerikan.

Ky është një rast i paprecedentë ku reforma kushtetuese e një shteti i besohet një kompanie private e cila në origjinën e saj ka mungesën e transparencës dhe shmangien detyrimeve ligjore/fiskale në SHBA.

E treta:

Kompania ‘offshore’ kërkon transparencë

Ky është një rast i paprecedentë ku reforma kushtetuese e një shteti i besohet një kompanie private e cila në origjinën e saj ka mungesën e transparencës dhe shmangien detyrimeve ligjore/fiskale në SHBA.

Një rrjet i gjerë OJF-sh por edhe subjekte mediatike të mbështetura dhe të financuara nga kompania private ‘SOROS’ kanë hartuar dhe publikuar vëzhgime/studime/raporte/shkrime që vënë theksin në transparencën e të ardhurave dhe pasurisë së gjyqtarëve apo prokurorëve në Shqipëri.

Nga një kompani “off-shore” dhe me financime të dyshimta, vallë si mund të kishte transparencë në media?!

E katërta:

Vetëm  ‘Komisioni i Venecias’ e goditi projektin ‘Soros’

Në Dhjetor të vitit 2015 Komisioni i Venecias rrëzoi draftin fillestar ‘Soros’ për reformën në drejtësi. Drafti u prezantua formalisht në Venecia nga qeveria shqiptare.

Kjo ishte një goditje kyçe dhe strategjike ndaj gjithë nismës së deriatëhershme, ishte momenti ‘kyç’ kur Venecia i mbylli shtegun projektit ‘Soros’ për të arritur synimet kryesore.

E pesta:

Vendimi i “Komisionit të Venecias” zbehu propagandën e analistëve

Deri në momentin kur ‘Venecia’ goditi draftin Qeveri-Soros në Dhjetor 2015, shumica e analistëve dhe propagandës pro-qeveritare, e paraqisnin këtë draft, si diçka tepër profesionale dhe të guximshme që do na garantonte një sistem drejtësie të pastër dhe rigoroz.

Komentet mediatike e paraqisnin Edi Ramën si të vetmin faktor politik shqiptar që kishte besueshmërinë e duhur për të bërë reformën, ndërsa ambasadorin amerikan Donald Lu e komentonin me tone glorifikuese si hero të reformës dhe si një ‘dishepull’ që kishte zbritur për të na sjellë drejtësinë.

Por Komisioni i Venecias konstatoi  se drafti që propagandonte aq shumë Rama dhe Lu, ishte në fakt një draft me probleme të rënda. Parimet kryesore të këtij drafti u neutralizuan dhe u klasifikuan si të pavlefshme dhe dëmtuese.

E gjashta:

 Dy ambasadorë dolën bllof publikisht

Pasi drafti u godit nga Venecia, negociatat mes palëve ngecën në një pikë delikate. Ngecën në pikën ku do përcaktohej roli i ndërkombëtarëve në procesin e Vettingut. Qeveria dhe Soros synonin një rol vendimmarrës të ndërkombëtarëve, ndërsa opozita kërkonte një rol vëzhgues.

Ambasadori amerikan, zoti Donald Lu, arriti deri aty sa deklaroi se drafti do mbetej siç donte qeveria dhe se nuk ishte nevoja për konsensusin e opozitës. Zoti Lu goditi politikisht kreun e opozitës shqiptare. Madje, zoti Lu nisi dhe të takonte personalisht disa deputetë të opozitës me qëllim që t’i rekrutonte individualisht për të votuar.

Por vetëm 72 orë pas kësaj nisme, në Tiranë mbërriti shefja e tij Victoria Nuland, e cila zhbëri dhe shumëzoi me zero çdo qëndrim të deriatëhershëm të ambasadorit amerikan dhe prezantoi një plan të ri ku konsiderohej i domosdoshëm konsensusi i opozitës.

Ky ishte një nga dështimet më spektakolare të një ambasadori. Një rekord për mënyrën se si angazhimi disa mujor, zhvleftësohet për 3 orë.

Njësoj u zhvleftësua dhe qëndrimi i ambasadores së BE-së Vlahutin, kur komisionari Johannes Hann, dërgoi një letër ku thoshte qartësisht se ndërkombëtarët nuk mund të kishin rol vendimmarrës.

Dyshja e ambasadorëve Lu-Vlahutin u diskredituan publikisht, nga vetë shefat e tyre.

E shtata:

 Ambasadori amerikan bën rokadë me Musa Ulqinin

Një nga momentet më të paprecedentë të procesit të reformës, ishte kur ambasadori amerikan, zoti Donald Lu, doli personalisht në një protestë për t’i bërë thirrje parlamentit të votonte draftin e reformës që mbështeste qeveria shqiptare.

Hashtag.al zbuloi se pjesëmarrësit e kësaj proteste ishin kryesisht disa anëtarë OJF-sh të sponsorizuara nga ‘Soros’, por një pjesëmarrje e gjerë u vërejt edhe nga drejtues të organizatave bazë të Partisë Socialiste.

Mitingun e kishte organizuar socialisti i vjetër Musa Ulqini, ndërsa kësaj here vendin në tribunë nuk e mbante zoti Ulqini, por ambasadori amerikan.

E teta:

 Ambasadori amerikan poshtëroi opozitën

Kur Partia Demokratike dërgoi në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për ‘Vettingun’, ambasadori amerikan nëpërmjet një deklarate dënoi me tone të forta këtë veprim dhe akuzoi opozitën si faktor bllokues.

Opozita ishte duke ushtruar një të drejtë ligjore me veprimin që bëri, ndërsa ambasadori amerikan doli publikisht dhe bëri thirrje që opozita të tërhiqej pa dhënë ndonjë argument ligjor.

Opozita përfaqëson disa qindra mijëra votues në Shqipëri, ndërsa ambasadori Lu nuk përfaqëson asnjë votë, ai është një burokrat i emëruar i SHBA-ve.

Poshtërimi që ambasadori Lu i bëri opozitës, ishte një qëndrim i papritur, ishte një akt që zor se do e bënte dot një ambasador në shtete si Greqia, Serbia etj.

E nënta:

 Kreu i Komisionit të Reformës pranon se reforma është e Soros

Ky tha se “asgjë nuk do të ishte bërë pa ndihmën e Soros”.

Fatmir Xhafaj, është kreu i Komisionit për Reformën në drejtësi. Ai në disa raste të përsëritura ka shprehur me çiltërsi paaftësinë dhe dështimet e veta spektakolare.

Në vitin 2008 zoti Xhafaj ndërmori nismën për ndryshimet Kushtetuese. U premtoi shqiptarëve se këto ndryshime do përmirësonin sistemin, por në vitin 2012 ai pranoi publikisht se ndryshimet e modifikuara prej tij kishin dëmtuar Republikën dhe funksionimin e institucioneve.

Çiltërsia e zotit Xhafa spikati edhe kur ai deklaroi në Dhjetor 2015, se ai ishte formalisht në krye të reformës në drejtësi, sepse siç zoti Xhafa u shpreh: “Asgjë nuk do ishte e mundur pa ndihmën e Fondacionit Soros”.

E dhjeta:

BE dhe EURALIUS shkaktuan skandal me ‘Vettingun’

Kreu i misionit të BE-së EURALIUS zoti Rainer Deville, prej disa ditësh është larguar nga vendi, ndërsa është i pezulluar nga detyra që mban.

EURALIUS u gjet përgjegjës për një përkthim të deformuar të ligjit të ‘Vettingut’. Këtë ligj e dërgoi Gjykata Kushtetuese në Venecia për interpretim.

Por varianti i parë i ligjit, i përkthyer nga EURALIUS rezultoi me gabime dhe deformime arbitrare në anglisht.

Ky është një skandal që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë, ndërsa kreu i EURALIU-s dhe shefat e tij të Delegacionit të BE-së në Tiranë, dyshohet se kanë falsifikuar dhe deformuar qëllimisht përkthimin për të favorizuar (edhe një herë) qeverinë shqiptare.

/Veritas.com/

Kontribuoi: Hashtag.al