Parlamenti i Polonisë ka miratuar një ligj që i jep ministrit të Drejtësisë dhe Parlamentit fuqinë që të emërojnë gjykatësit pa konsultim me qarqet juridike.

Partitë e Opozitës dhe grupet e të drejtave të njeriut thonë se kjo mund të gërryejë pavarësinë e drejtësisë.
Partia ‘Ligj dhe Drejtësi’ që ndodhet në pushtet, thotë se reformat janë të nevojshme sepse drejtësia është e korruptuar dhe i shërben vetëm një elite.

Vendimi i Parlamentit tani pret që të firmoset nga presidenti i republikës me qëllim që të bëhet ligj.

Ndërkohë është parashikuar një demonstratë kundër ndryshimeve, që do të mbahet në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë.

Veritas.com.al/