Këshilli politik arrin dakordësinë për administrimin e zgjedhjeve. Pika më e diskutuar, Komisionet Zgjedhore, edhe  në zgjedhjet e ardhshme do të mbeten siç ishin deri tani. Pra nuk depolitizohen komisionet, kete e ka kmbengulur opozita.

Pjesë e dakordësisë mes palëve për administrimin zgjedhor është edhe riformatimi i KQZ.  Ky do të jetë një organ i ndarë në tre trupa të balancuara politike. Kryetari zgjidhet me konsensus, nënkryetari nga opozita.  Puna e Këshillit Politik nuk ka mbaruar. Ndërkohë puna do të vijojë për çështjet e tjera në Këshill, që nuk kanë të bëjnë me administratën zgjedhore.

Për sa u përket përfaqësuesve të opozitës në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili nuk i kanë kursyer akuzat për PS, sipas së cilëve tentuan që të kapin komisionet, por pasi nuk ia dolën, u tërhoqën pas.

“Opozita propozoi zgjidhjen për depolitizimin e administratës, që u refuzua. Administrata zgjedhore do të mbetet sic ka qene dhe kjo formulë që do të aplikohet do të bëhet pas zgjedhjeve. U përpoqë që të kapte komisionet zgjedhore, u përpoq t’i kapte, nuk ia doli dot dhe u tërhoq”, tha Bylykbashi.

“U arrit një dakordësi, identifikim biometrik 100%, një Komision Qevndror të Zgjedhjeve që riformatohet. Propozuam një formulë për depolitizimin e administratës me përjashtimin e administratës, që u refuzua nga Rama dhe PS, megjithatë për këto zgjedhje që vijnë dhe ato lokale komisionet mbeten siç kanë qenë. Depolitizimi do të kryhet vetëm pas tyre. Për të gjithë shqiptarët është e qartë si drita e diellit. Rama donte të kapte komisionet, nuk i kapi dot dhe refuzoi depolitizimin.”, tha Vasili.

Ndërkohë përfaqësuesi i mazhorancës, Damian Gjiknuri tha se PS-ja ka hequr dorë nga depolitizimi i administratës zgjedhore, që PD të mos mbetet sërish jashtë zgjedhjeve. Në përfundim të mbledhjes, Gjiknuri tha se në këtë formë, PD-ja pranoi që administrata zgjedhore në Shqipëri nuk ka caluar.

“U dakordësuan për pikat që i ndanin palët, dhe një gjë dua të them pavarësisht se rekomandimi i është që administrata të ishte e depolitizuar, PD nuk ishte gati, por është e rëndësishme që tani kemi rregulla të pranuara. Administrata e balancuar politik  do të funksionojë edhe në zgjedhjet e 2021. E rëndësishme që PD hoqën dorë nga kërkesat absurde, nga qeveria tranzitore, u pranua që administrimi zgjedhor nuk ka caluar. U kthyen te institucionet. E rëndësishme është që ne ta pranojmë dhe ta zbatojmë këtë sistem dhe në zgjedhjet e tjera të fillojë depolitizimi. Ne do të përpiqemi që identifikimi biometrik të shtrihet në çdo qendër votimi, dhe u pranua që administrata zgjedhore e politik ka funksionuar. Për ne është e rëndësishme integrimi. E rëndësishme që PD njeh këtë ligj zgjedhor dhe këtë administratë dhe shikon përpara. Shpresoj që të kemi zgjedhje të mira. Këshilli Politik do të vazhdojë të miratojë draftet dhe të trajtojë edhe çështjet e tjera, si sistemi zgjedhor, ligji për referendumet, dhe për financimin e partive politike. Opozita dhe qeveria po dialogojnë, hoqën dorë nga alibitë dhe i mbete që të gjitha palët të përgatiten për zgjedhjet. Kodi do të mbyllet brenda këtij sesioni parlamentar. Buxheti i shtetit do të bëhet identifikimi biometrik. Do të merrte një ekspert i huaj, nga BE për t’u konsultuar me KQZ”, tha Gjiknuri.

VERITAS.COM.AL