
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka rrëzuar kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për shfuqizimin dhe përsëritjen e votimit përmes postës të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.
Vetëvendosje, e udhëhequr nga Kryeministri Albin Kurti, pretendoi në ankesën e saj se ka pasur manipulim të procesit të votimit përmes postës.
Në vendimin e saj, Paneli Zgjedhor per Ankesa dhe Parashtesa tha se Vetëvendosje e paraqiti ankesën e saj pas afatit ligjor për paraqitjen e ankesave, i cili është 48 orë pas përfundimit të procesit të numërimit të votave.
Vetëvendosje bëri ankesë mbrëmjen e 7 Marsit, ndërsa numërimi i votave përmes postës përfundoi pasditen e 4 Marsit, sipas vendimit.
Vetëvendosje ka të drejtë të ankohet ndaj këtij vendimi në Gjykatën Supreme brenda 48 orëve.
Komente