
Është rënduar bilanci i ngjarjes së rëndë që tronditi Shkodrën mëngjesin e sotëm. Pas Armando Palit ka ndërruar jetë edhe një tjetër person, i cili mbeti i plagosur nga atentati i ndodhur në një lokal në qendër të qytetit, pranë Bashkisë.
A2 CNN mëson se ka ndërruar jetë në spital edhe Liridon Kraja (Lushi).
Sakaq të plagosur ka mbetur Erogen Vaso (Brajoviq) dhe Meri Kaceri, kamerierja e lokalit ku ky i fundit ishte ulur me dy viktimat e ngjarjes.
Sakaq, autori i ngjarjes u vu në pranga pranë lumit Kir. Ai vetëm pak minuta pasi kreu atentatin ka braktisur në vendngjarje motorin e tij dhe është larguar me një makinë, por është përfshirë në aksident gjatë ndjekjes nga policia.
Komente