Nga: AFP/

Në mesnatë, mes ullishteve të Sirisë veriperëndimore, Abu Ahmad dëgjoi ushtarë tek ‘flisnin gjuhë të huaja’ dhe që trokisnin në derën e shtëpisë në krah.

55 vjeçari tha se disa herë kishte provuar dhe kishte dështuar që të bëhej mik me fqinjin modest dhe fjalëpakët në fshatin e Barishas në provincën Idlib.

Por tani, pasi presidenti Donld Trump tha të dielën se në një operacion special të Shteteve të Bashkuara u vra udhëheqësi xhiahdist, Abu Bakr al-Baghdadi në atë fshat, Abu Ahmad mbeti i mahnitur rreth atij që kishte qenë fqinj i strehuar në fshehtësi.

“Ne nuk kemi ndarë asgjë me njëri tjetrin, veç përshëndetjeve”, tha Abu Ahmad rreth fqinjit të tij misterioz, i cili kishte thënë se ishte një tregtar nga provinca e Aleppo.

Rreth mesnatës, një helikopter i Shteteve të Bashkuara, zbriti forca ushtarake në Barisha ku grupe të lidhura me Shtetin Islamik, ishin prezent, tha Observatori Sirian Britanik për të Drejtat e Njeriut.

Helikopterët shënjestruan një shtëpi dhe një makinë jashtë bazohet në burimet brenda Sirisë për informacionin.

Gjatë operacionit u vranë 9 vetë, duke përfshirë edhe Baghdatin- tha Trump ditën e Diele.

Kjo ndodhi në fshatin rreth pesë kilometra (tre milje) nga kufiri Turk dhe pranë njërës nga pikat kryesore të kalimit kufitar.

Abu Ahmad ishte vetëm pak metra larg, thotë ai, kur pa se si një “forcë sulmuese”, me grykët e armëve jashtë dritareve të avionëve luftarak, sulmuan nga lart.

Dikush, duke folur në gjuhën arabe i bëri thirrje fqinjit- që njihej me emrin Abu Mohammad – që të largohej- para se forcat të vinin.

Operacioni zgjati rreth tre orë, tha ai.

Një tjetër banor në zonë i cili tha se quhej Abdel Hameed tha se u sul drejt skenës së sulmit pasi dëgjoi helikopterët, armët dhe shpërthimet.

Sulmet goditën shtëpinë, makinën që për koincidencë ishte duke kaluar në zonë në kohën e sulmit, tha ai.

Ishin gjashtë trupa të paidentifikuar brenda shtëpisë dhe dy të tjerë në makinë, tha 23 vjeçari.

Trupi i njeriut të njohur si Abu Mohammad ishte lënë mes kufomave, ai ishte treguar nga banorët e tjerë.

“Disa banorë thonë se ishte sjellë bashkë me një tjetër person”, tha ai për AFP.

 

– Prgu i rrënojave –

Nën një qiell blu të pastër të të Dielës në mëngjes, shtëpia shënjestër u përfshi në flakë dhe u rrafshua në ca gërmadha gri, tha një korrespondent i AFP.

Zona u rrethua nga kordonë të Hayat Tahrir al-Sham (HTS), një aleancë xhihadiste e dominuar më së shumti nga dega e Al Qaeda në Idlib.

Helikopterët raportohet se vunë në shenjë shtëpinë dhe makinën jashtë fshatit Barisha

Gazetarët u lejuan vetëm për pak kohë që të filmonin vendin e ngjarjes.

Format e motoçikletave u vizatuan në rrënoja, buritë e tyre pushuan dhe mbetën vetëm rrjetet elektrike të ngatërruar në gjithë gjatësinë.

Mbuluar në pluhur, një copë leckë në ngjyrë pink valëvitej mes degës dhe rrënojave.

Ndaras nga skena e bastisjes mes degëve të ullishtës, dy shtëpi dukeshin ende.

Duke qëndruar jashtë shtëpisë së shkatërruar, Abu Ahmad tha se fqinji i tij ishte larguar afër mëngjesit dhe u kthye natën vonë.

“Ne provuam ta ftojmë në shtëpinë tonë, por ai kurrë nuk erdhi”, tha Abu Ahmad, i cili jeton në Barisha prej dy vjetësh.

Ai nuk pa kurrë grua ose fëmijë në atë shtëpi, tha ai, dhe kurrë nuk u bë familjar me banorët.

“Madje as gjatë festave, kur u përpoqëm të ndërtojmë marrëdhënie, kjo nuk funksionoi kurrë.”

Një tjetër banor, i cili e identifikoi veten si Ahmed Mohammad, tha se jetonte gjysmë kilometri (një e treta e miljes) larg nga shtëpia në shënjestër.

Ai tha se ishte një provajdër interneti i Abu Mohammad që “vizitonte rregullisht shtëpinë e tij ” për të kujdesur mbi lidhjen me internetin.

“Unë e kam njohur këtë njeri personalisht prej dy vjetësh. Ai është një tregtar,” tha ai.

“Unë nuk kam përshtypjen se ai ishte ndonjë gjë tjetër, veçse një qytetar.”

VERITAS.COM.AL/