(FOTO: Pamje nga fshati Nenshenjt, Orosh)

Nga L. Skiro/

Zjarri i fuqishëm prej disa ditësh në fshatin Orosh të Mirditës, ‘tingëllon’ pak më ogurzi. Oroshi, fshati ‘legjendë’ në Mirditë, i dhemb kujtdo kur e mendon se po digjet. Ai është një fshat pelegrinazhi, jo vetëm për zonën rrotull, por për mbarë kombin.

Zjarri që ka rënë po djeg pyjet që kanë mbetur nga katastrofa e viteve të fundit, por po i afrohet edhe vetë fshatit ku ndodhen banesa historike, sarajet e  kapedanit, katedralja e famshme katolike, gërmadhat e konviktit të Oroshit, arkivi i mbetur i historisë së Mirditës i ri- grumbulluar në Katedrale.

Pasi zjarri ka rënë në Nënshejt, është ‘ulur’ poshtë pyjeve të Grykë- Oroshit.

Me gjithë përpjekjet e forcave të Mbrojtjes kundër Zjarreve të vetë zonës, flakët e zjarrit nuk po dinë të ndalen.

Në Nënshejt, një shkurtim i tog- fjalëshit ‘Nën Malin e Shenjtë’, zjarri ka shkaktuar dëme të vajtueshme. Ky ëhstë një fshat krejt i veçantë për nga bukuria, por edhe nga historia. Fshati ku rrallë mund të piqen qershitë, i rrethuar nga kurora e gjelbër e pishës, mes shkëmbinjve të bardhë, burimeve dhe  livadheve, është i vendosur si një ballkon ku shikohet deti Adriatik. Mali i Shenjtë u quajt për shkak se aty u venos manastiri i parë i Kishës Katolike pas ‘ardhjes’ së Krishterimit në Shqipëri.

(FOTO: Katedralja e Oroshit)/

Ndërsa Gryka e Oroshit është pjesa e banuar nga njerëz që idolatrojnë me Krishterimin dhe mbajtën kapedanin si udhëheqës të çështjes kombëtare në vite. Ai shtrihet në këmbë të Malit të Shenjtë njësoj si qytetet në këmbë të akropolit.

Rreziku që i kanoset fshatit dhe gjithë pasurisë historike me këto zjarre, është shumë i madh dhe me keqardhje.

(FOTO: Malet e Oroshit të para nga distancë)/

Zjarret e kësaj vere kanë shkaktuar shumë dëme, por në zonat historike dhe të trashëgimisë kulturore kombëtare, këto dëme bëhen edhe më të mëdha.

Veritas.com.al/