SEVNICA, Slovenia—Më 20 Janar 2017 vemendja e kombit u fiksua në ballkonin perëndimor të selisë së Kongresit në Washington, ku presidenti i zgjedhur Donald J. Trump dhe së shpejti – First Lady Melania Trump po arrinin per betimin e presidentit të 45 të Shteteve të Bashkuara.
Por ndërsa aq shumë sy ishin fiksur në inaugurimin presidencial mijëra kilometra larg, diku nga 125 mysafirë dhe disa gazetarë të mbledhur nga gjithë globi, u mblodhën rreth një ekrani të madh televizioni për të parë ngjarjen historike që po shpalosej në Amerikë. Ata po e ndiqnin që nga karriget e tyre në Sevnica, Slovenia,- ku është qyteti i lindjes i Melanias.
Skena ku ndodhi kjo është një hall i madh banketesh në dhomën e miqve të shtëpisë së Martin Dolinsek në kodrat alpine që dikur kanë qenë pjesë e Jugosllavisë Komuniste.
(Sevnica Slovenia është qyteti i lindjes i First Lady, Melania Trump. Lumi Save, një degë ushqyese e lumit Danub, kalon nëpër qytet. Një kështjellë vështron qytetin nga lartësia (Breitbart News/Penny Starr)/
Dolinsek, Presidenti i degës lokale të Rotary Club International, ka vendosur një histroi të modeles sllovene në moshë të re që do të bëhej First Lady në Shtetet e Bashkuara.
Dhe duke qenë banore në Shtëpinë e Bardhë mund të jetë një sfond perfekt për një kuti bamirësie me qëllim që të mblidhen para për qendrën shëndetësore lokale.
“Ne kemi mbledhur 3,700 Euro,” tha Dolinsek për Breitbart News, teksa po voziste nëpër fotot e ditës së madhe, në iPad-in e tij.
Ndërsa Melania lëviste butë në një tapet Kashmiri ‘Ralf Lauren’, me një kostum në bojë qielli dnë një sfond të Capitol, kuzhinieri i liderit komunist të Jugosllavisë, Josip Broz Tito, shef Jozef Oseli po bënte gati kuzhinën për miqtë me ushqimet tradicionale lokale de me një cheesecake të Melania Trump me arra për pjatën e ëmbëlsirës.
Në të njëjtën kohë, artisti slloven, Bojan Sumrak qëndronte në anë, duke vënë penelat e fundit në pikturën e tij për nder të ratit, ku ka vendosur një kolazh të flamurit amerikan dhe flamurit slloven, ku duket edhe Shtëpia e Bardhë dhe kështjella e famshme mesjetare Sevnica.
(Martin Dolinsek, djathtas, qëndron në krah të artistit Bojan Sumra)/
Miqtë ishin trajtuar gjithashtu edhe më verën e retë sapo zbuluar First Lady, Modra Frankinja Blaufankisch, e prodhuar prej “rrushit popullor në vreshtat sllovene në Europën Qëndrrore… në Slloveni, që ofrohet sidomos në zonën e Jugut dhe të lindjes së vendit”.
Eva Dragic (nuk ka lidhje me Goran Dragic, basketbollist slloven)është bija e Martinit dhe e Tadeja Dolinsek. Por në ditëne inaugurimit ishte duke servirur për njerëzit në qytetin e lidjes ku kishte grumbulluar fonde për këtë rast të famshëm që siç e quajti po feston për gruan më të famshme në gjithë botën.
(Vera ‘First Lady’ u zbulua dhe u servir me rastin festës)/.
(Eva Dragic dhe e ëma shërbejnë ëmbëlsirat për miq)/
Eva, 17 vjeç dhe nxënëse në shkollën e mesme, tha pë Breitbart News se ajo është shumë e eksituar që qyteti i saj i lindjes ndodhet në qendër të vëmendjes.
Por Eva ndjehet keq pe kaq shumë njerëz- duke përfshirë edhe Amerikanë që kanë qëndruar në shtepinë e saj, si dhe gazetarë nga larg e nga afër, duket se e kanë paragjykuar presidentin Trump para se ai të errte shansin për të shërbyr.
“Njerëzit duhet t’i japin atij një shans”- tha Eva. “Ndoshta ai mund të ndryshojë botën”
Veritas.com.al/