Reshjet e borës gjatë mëngjesit të së hënës kanë krijuar vështirësi në lëvizje në “Rrugën e Kombit”, kryesisht në segmentin Fan-Tuneli i Kalimashit. Trashësia e dëborës ka arritur në disa centimetra, ndërsa rruga është bërë e rrëshqitshme, duke shkaktuar aksidente dhe bllokime të përkohshme të qarkullimit.

Një kamion ka rrëshqitur në zonën e Fanit, duke bllokuar përkohësisht këtë aks rrugor.

Mjetet borëpastruese ndodhen në terren dhe po punojnë për pastrimin dhe kriposjen e rrugës, ndërsa Njësia e Autostradave u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të tregohen të kujdesshëm dhe të përdorin goma dimërore ose zinxhirë për të shmangur aksidentet.

Autoritetet janë në gatishmëri për të siguruar qarkullimin normal, ndërsa reshjet e dëborës vijojnë me intensitet të ulët./

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *