Moti i keq ka përfshirë juglindjen e vendit. Reshje borë e erë e fortë ka përfshirë zonën. Gjithashtu në qarkun e Korçës raportohet probleme me energjinë elektrike. Ekipet e OSSHE ndodhen në terren dhe po punojnë për normalizimin sa më të shpejtë të furnizimit me energji elektrike.

Në doganën e Qafë Thanës, nga ana e Maqedonisë është ndaluar përkohësisht qarkullimi i kamionëve. Kjo masë është marrë që të punojnë borëpastrueset.

Situata e akseve rrugore:

Në akset Korçë–Ersekë (K.3) dhe Zëmblak–Goricë–Bilisht–Miras (K.6), gjatë natës ka pasur reshje bore. Po vijon pastrimi dhe kriposja, rekomandohet qarkullimi me goma dimërore.

Në Lotin 7, në akset Libonik–Rëmbec–Plasë dhe Korçë–Voskopojë, reshjet e borës kanë arritur deri në 8 cm, të shoqëruara me erë të fortë. Akset janë pastruar dhe kriposur, qarkullimi vijon normal.

Në segmentet k/Boboshticë–Dardhë dhe k/Lapidari Podgorie–k/Podgorie–Liqenas, reshjet e borës janë të shoqëruara me erë të fortë. Në segmentin e Dardhës, trashësia e borës arrin në disa vende mbi 50 cm. Po punohet për pastrimin dhe kriposjen, këshillohet përdorimi i gomave dimërore dhe zinxhirëve.

Në akset Maliq–Kufi Gramsh dhe Ersekë–Leskovik–Tre Urat, gjatë natës ka pasur reshje bore dhe vijon puna për pastrimin dhe kriposjen.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *