Qarku Shkodër po përballet me reshje shiu dhe rritje të prurjeve në lumenjtë e zonës, por deri tani nuk janë raportuar përmbytje apo probleme të mëdha infrastrukturore.

Hidrovoret furnizohen pa ndërprerje, ndërsa HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës kanë nisur shkarkime të kontrolluara me një sasi prej 700 m³/sekondë për të menaxhuar rritjen e prurjeve.

Komisioni i Emergjencave Civile të Qarkut është në koordinim të vazhdueshëm me KESH për monitorimin e situatës.

Sipas DRUK Lezhë, lumenjtë Drin, Kir dhe Gjadër kanë shtuar prurjet, por nivelet mbeten poshtë kuotave të rrezikut për përmbytje. Rezervuari Shtodër dhe digat e tjera janë gjithashtu të sigurta, ndërsa hidrovoret Vilun dhe Ças janë në funksion me kapacitet të plotë.

Në Malësi e Madhe reshjet kanë qenë mesatare, por fshati Flakë mbetet i bllokuar për shkak të prurjeve të përroit, ndërsa disa zona në Kelmend dhe Shkrel raportojnë ndërprerje të energjisë elektrike. Në Vau i Dejës, lumi Gjadër ka dalë nga shtrati.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *