Pas mesnatës së sotme do të përballemi me reshje shumë më të dendura- ka paralajmëruar meteorologjia Lajla Porja e Meteoalb. Të paktën deri në ora 5 të mbasdites së nesërme rreziku i përmbytjeve do të jetë në ngjitje- ka thënë ajo.

“Deri në mesnatë mbetet problematike zona veriore e vendit si Puka, Shkodra, Peshkopia dhe Tirana- tha Porja. Që nga mesnata reshjet e dendura zhvendosen në qendër dhe pastaj i drejtohen Jugut, sidomos në Fier dhe Vlorë.

Por edhe zonat e Përmetit, Gjirokastrës, beratit dhe Tepelenës do të marrin sasi shumë të mëdha reshjesh në orët pas mesnatës deri në nesër pasdite”.

Sipas meteorologes, intensiteti i reshjeve do të fillojë të ulet vetëm të premten pasdite.

Veritas.com.al/