Nga: Breitbart News/

Koalicioni patriotik italian ka dërguar një tjetër valë shokuese përmes establishmentit politik të vendit duke emëruar Marcello Foa, një mbështetës populist i ministrit të brendshëm Matteo Salvini, për të kryesuar transmetuesin publik Rai.

Zoti Foa, i cili thuhet se ka qenë një mbështetës për një kohë të gjatë i liderit te Lega, Salvini, qe është kundër emigracionit masiv, më parë ka punuar për gazetën e djathtë Il Giornale. Në vitin 2011 ai u bë kryemenaxher i grupit zviceran Corriere del Ticino dhe ka qenë një avokat me zë për lëvizjen populiste në Itali, raporton Espresso.

Emërimi i 55 vjecarit italo-zviceran me shtetësi të dyfishtë u pranua edhe me miratimin e udhëheqësit Luigi Di Maio të Lëvizjes 5 Yje (M5S), i cili tha: “Është fillimi i një revolucioni kulturor për Rai”.

Udhëheqësi anti-establishment vazhdoi duke thënë se Foa, së bashku me anëtarët e tjerë të udhëheqjes së re të rrjetit do të “çlironin Rai-n nga parazitët”.

Konfirmimi i Foa-s si kryetar i rrjetit kërkon një shumicë prej dy të tretash të votave nga Komiteti i Mbikëqyrjes së Rai-t, i cili do të ketë nevojë për mbështetje nga ish kryeministri italian Silvio Berluskoni, i cili duhet akoma te pranojë emërimin e Foa-s.

Udhëheqja potenciale e re e vë rrjetin në konflikt me shumë organizata të mediave anembanë Evropës, të cilat shpesh kanë sulmuar lëvizjen populiste dhe Presidentin e SHBA Donald Trump, të tillë si revista gjermane Der Spiegel, e cila përmbante një koperinë që përshkruante Presidentin duke i prerë kokën Statujës se Lirisë.

Veritas.com.al/