Nga Lucile Quillet/
Letrës së saj nuk i ktheu kush përgjigje, ndaj interpretuesja e këngës së famshme Work i shkruan kreut të shtetit francez një mesazh në Tweeter.
Rihanna dëshiron të work-work-work-work-worké me François Hollande.
Këngëtarja i ka shkruar presidentit të Republikës franceze, të enjten 22 shtator, në rrjetin social Twitter. Në një mesazh që i drejtohej atij personalisht (por që shihej nga gjithë bota, gjithsesi), gruaja që ndiqet nga 65 milion abonentë pyet François Hollande nëse e ka lexuar letrën e saj, përpara se t’i kujtojë se vazhdon të presë një përgjigje prej tij.
Ç’ne kjo korrespondencë e habitshme?
Rihanna heq tisin e e misterit në fund të mesazhit të saj në tweeter:
“Ne kemi nevojë për leadership-in tuaj përr #EducationCannotWait” (përkthimi: “Shkollimi nuk mund të presë”). Këngëtarja e vë popullaritetin e vet në shërbim të fondit Education Cannot Wait, i mbështetur nga Unicef, që shpreson t’u japë mundësi në shkollim 75 milion fëmijëve që banojnë në vendet në krizë.
Strategjia është efikase: Mesazhi në tweeter i destinuar për François Hollande është rishpërndarë më shumë sesa 9300 herë dhe është “pëlqyer” 12.000 herë nga përdoruesit.
François Hollande nuk është i vetmi kryetar shteti që ka marrë letër nga Rihanna. Edhe kryeministri kanadez, Justin Trudeau, qe përmendur në një mesazh në tweeter nga ylli i muzikës këtë 9 shtator.
Kur e kanë radhën Barack Obama apo Vladimir Putini?