Është rihapur mesditën e sotme qarkullimi për mjetet në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas, pas një bllokimi 11-ditor.

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka publikuar në rrjetet sociale një video me qarkullim mjetesh në aksin Librazhd-Përrenjas.

Segmenti do të funksionojë me sinjalistikë kantieri dhe, përkohësisht, do të jetë i paasfaltuar deri në stabilizimin e shtresave, pas së cilës do të kryhet asfaltimi përfundimtar.

Rruga do të jetë e hapur për të gjitha mjetet, duke përfshirë edhe tonazhin e rëndë, por duke respektuar ngarkesën 8.2ton.

Më herët sot ishte ARRSH që bëri me dije se “Qarkullimi do të kryhet përmes një devijimi provizor, të ndërtuar ngjitur me pozicionin ekzistues të mëparshëm, deri në realizimin e plotë të rrugës alternative, tashmë të bërë publike, në shtratin e lumit Shkumbin dhe të integruar me trupin e hekurudhës”.

Aksi Librazhd-Përrenjas u mbyll pas shembjes së një pjese të rrugës kombëtare në zonën e Arrave të Gurrës, në Dragostunjë të Librazhdit.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *