
Prej 24 majit, udhëtarët do të kenë akses të kalojnë përmes tunelit të Llogarasë, nyja më e rëndësishme lidhëse në rivierën shqiptare. Automjetet e para nisën të qarkullonin që prej orës 9 të mëngjesit të sotëm, ndërkohë që distanca mes Llogarasë dhe Palasës shkurtohet ndjeshëm përmes këtij investimi.
Tuneli u hap zyrtarisht një vit më parë, ndërsa u mbyll pas sezonit turistik për t’iu nënshtruar disa punimeve shtesë që përmirësuan infrastrukturën në këtë segment. Prej ditës së sotme deri në 15 shtator, kalimi do të jetë pa pagesë.
Komente