Një atentat me armë ka ndodhur paraditen e sotme inë Rrëshen. Mësohet se ka mbetur i vrarë Martin Bardhi 59-vjeçar.
Burime për Report Tv mësojnë se është plagosur Ilir Bardhoku, ish-drejtor në bashkinë e Mirditës dhe Olti Gjini pronar i një lokal aty pranë, si dhe Indrit Bardhi të cilët ndodhen në spitalin e Traumës.
Ndërkohë, në fshatin Gëziq, Mirditë, është konstatuar duke u djegur një automjet tip fuoristradë, që dyshohet se është përdorur nga autorët, për kryerjen e vrasjes.
Viktima i identifikuar si Martin Bardhi, kishte pak muaj që ishte liruar nga burgu, sepse ishte arrestuar për tentativë vrasje, pasi gjykata kishte caktuar masën ‘detyrim paraqitje’.Dy persona mendohet se janë përfshirë në vrasjen e tij.
Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe në ndihmë të Policisë lokale, janë nisur Forcat Speciale “RENEA” dhe FNSH, si dhe në Rrugën e Kombit, në drejtim të Kukësit, të Laçit, Lezhës dhe Dibrës, janë ngritur pika kontrolli.
Në mars 2023 Martin Bardhi u arrestua pasi u akuzua se qëlluan me armë drejt makinës së nipit të Kastriot Reçin, Saimir Reçi. Në atë kohë u shpall në kërkim djali i tij Enrik Bardhi. Gjykata duket që ka dhënë masë më të butë sigurie.
Bardhi ishte liruar nga burgu pasi me kërkesë të prokurorise gjykata e Lezhës vendosi masen e sigurise ‘detyrim me paraqitje’
Saimir Reçi është nipi i Kastriot Reçit, i ekzekutuar në 2020.