Gati 4 muaj pas ndalimit të monopatinave, një grup të rinjsh dhe aktivistësh kanë dalë në protestë para Ministrisë së Brendshme.

Qytetarët kanë kërkuar rikthimin e monopatinave, dhe një pjesë e mirë e tyre kanë kërkuar dëmshpërblim, pasi monopatinat elektrike ishin lënë në kushte të papërshtatshme dhe janë dëmtuar.

Disa ditë më parë ministrja e Brendshme, Albana Koçiu u shpreh se ndalimi i këtyre mjeteve do të vazhdojë.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *