(FOTO: Pamje nga vendi i ngjarjes)/
Sot në mesditë ka ndodhur një nga grabitjet më spektakolare të viteve të fundit në Shqipëri.
Grabitësit kanë pasur aq kohë dhe aq gjakftohtësi saqë të presin edhe xhamin e makinës së blinduar të parave të Bankës. E paimagjinueshme!
Edhe kësaj here grabitet një Bankë e nivelit të dytë, teksa po transferonte paratë në aeroportin e Rinasit. Brenda harkut kohor një vjeçar, në këtë segment rruge dhe thuajse me të njëjtën mënyrë, janë kryer dy grabitje të “thesarit” mobil të Bankës.
Shuma që është grabitur është 2 milionë euro.
Grabitja sotme në rrugën e Rinasit ka pasur dëshmitarë të shumtë, të cilët edhe kanë filmuar momentet kur persona të maskuar kanë marrë shumën e parave.
Sipas dëshmitarëve, ngjarja ka zgjatur rreth 15 minuta dhe kanë qenë 5 persona të cilët kanë qenë të veshur me rroba ushtarake dhe me maska që kanë kryer masakrën.
Fillimisht rojet e sigurisë kanë rezistuar ndaj grabitësve, që nga brenda mjetet të blinduara ku ndodheshin paratë. Por më pas ka ardhur edhe “zgjidhja magjike” e të maskuarve:
Ata kanë nxjerrë një çekiç dhe një gur fresibël dhe kanë nisur punën për të shkatërruar xhamat e makinave. Kjo ka zgjatur disa minuta. Të ndodhur nën kërcënimin e armëve, punonjësit e policisë private janë dorëzuar.
Ata kanë hapur dyert dhe grabitësit kanë marrë rreth 8 thasë të mbushur me euro.
Sipas burimeve bëhet fjalë për një shumë rreth 2 milionë euro që ishin të Bankës Kombëtare Tregtare dhe po dërgoheshin në Rinas për tu transportuar me avion jashtë vendit.
/Veritas.com.al/