By Rodrigo Viga and Daniel Flynn | RIO DE JANEIRO

 

Policia Braziliane ndaloi dy notarët Olimpik kur këta po merrnin avionin për t’u kthyer në shtëpi, dje e Mërkurrë për t’i marrë në pyetje se si këta dhe anëtarët e tjerë të ekipit ishin grabitur, ngjarje që ndodhi në fund të javës në Rio de Janeiro, pasi një gjyqtar ngriti dyshime mbi kallëzimin e tyre.

Notari i tretë. James Feigen, indodhet në kontakt me autoritetet e Brazilit dhe është planifikuar që ai të ketë një njoftim të mëtejshëm sot, e Enjte, tha një zëdhenës i Komitetit Olimpik i Shteteve të Bashkuara ) USOC).

 

Policia Federale, gjithashtu do të marrë në pyetje notarin fitues të medaljes së arit Ryan Lochte, një nga notarët më të dekoruar në Olimpiadë, por ai ndërkohë ka fluturuar për në shtëpi në Shtetet e Bashkuara që të Hënën, tha zëdhënsi i Policisë.

Të katër notarët thanë se ishin plaçkitur nga njerëz të armatosur ndërsa po ktheheshin në Fshatin e Atletëve me një taksi, të Shtunën herët në mëngjes pas një feste- një incident ky që shkaktoi frikë për sigurinë e atletëve dhe vizitorët në Lojërat e para të Amerikës së Jugut.

 

Olimpiada e Rios ka qenë kokëfortë ndaj një seri aktesh frike, duke përfshirë për grabitjen e dy  ministrave që ndodheshin këtu si vizitorë, një grabitës ka qenë vrarë jashtë gjatë ceremonisë së inaugurimit .

Të Mërkurrën,  gazeta The Guardian raportonte se anëtarët e ekipit Britanik janë ndaluar nga njerëz të armatosur ndërsa sapo kishin kaluar një një natë jashtë, në Rio, në orët e para të mëngjesit. Të të Martës. Personi nuk pati dëmtime serioze  sipas gazetës.

 

Sidoqoftë, në rastin e katër notarëve, burimet policore thanë se hetuesit nuk gjetën ndonjë provë deri tani që të mbështesin kallëzimin e tyre.

 

Imazhet televizive tregojnë notarët Olimpik Amerikan Gunnar Bentz dhe Jack Conger duke ecur në drejtim të oficerëve të policisë në aeroport teksa jipnin dëshmi. Një zëdhënës i Komitetit Olimpik i Shteteve të Bashkuara ( USOC) konfirmoi se të dy atletët ishin ndaluar që të fluturonin.

“Mund të konfirmojm se Jack Conger dhe Gunnar Bentz janë hequr nga fluturimi me avion drejt Shteteve të Bashkuara nga autoritetet Braziliane” tha Patrick Sandusky, zëdhënës i USOC.

(Sipas BBC)