(Foto: Theresa May, kryeministre e Britanisë së Madhe)

Nga Donna Rachel Edmunds/

Dhoma e Komunëve ka një takim sonte në mbrëmje, pasi qeveria kërkon mbështetjen e Parlamentit për të votuar rishikimin e Nenit 50 deri në fund të Marsit.

Votimi detyron Eurofilët që kanë dhënë shenja se do të rebelohen ndaj rishikimit të Nenit 50, kundër dëshirave të popullit britanik.

Votimi është kërkuar sepse partia Laboriste ka dorëzuar një mocion për Dhomën e Komunëve,duke i kërkuar kryeministres Theresa May, të publikojë planet e qeverisë për Brexit para se të fillojnë negociatat formalisht.

Rreth 40 Eurofilë konservativë kanë vendosur të mbështetin mocionin e Laboristëve, duke përfshirë ish ministrin e punës Anna Soubry, i cili tha se mocioni “ka tejkaluar politikat e partisë”.

May u përgjigj duke shtuar një amendament në mocion, duke treguar se “Dhoma do të respektojë dëshirat e Mbretërisë së Bashkuar” dhe “të rishikojë Nenin 50” deri në fund të Marsit 2017.

Amendamenti nuk është në përputhje me Nenin dhe për pasojë nuk e ndryshon këtë nen, prandaj nuk do të ketë asnjë ndikim nëse çështja shkon deri në Gjykatën e Lartë.

Megjithatë, është politikisht i volitshëm ndërsa deputetët të zbulojnë pozitën e tyre për Nenin 50. Deri në fund të ditës, do të ketë një listë deputetësh të përgatitur për të thënë se nuk do të respektojnë rezultatet e referendumit të Qershorit.

Demokratët Liberalë tashmë kanë konfirmuar se tetë deputetët e tyre do të votojnë kundër amendamentit.

Lideri i tyre, Tim Farron, tha: “Ne nuk mund të mbështesim një tekë të parlamentit që mohon votën e popullit. Një mocion i tillë do të dështonte, duke përfshirë këtu edhe përkushtimin e qeverisë konservatore pro Brexit, dhe nuk do të arrijë të ketë dakordësi mes dy partive, në lidhje me çështjen nëse Britania do të rrijë në një treg të vetëm ose jo.”

/Veritas.com.al/