
Molotovi i hedhur nga portestuesit e opozites drejt uniformave blu para Bashkisë së Tiranës nuk mungoi as në këtë protestë të Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë.
Flakët shpërthyen në të dy hyrjet e godinës ndërsa një polic humbi ndjenjat.
Një grusht militantësh u mblodhën sërish këtë të martë para godinës së bashkisë.
Disa prej tyre hoqën gardhin që rrethonte selinë.
Anëtarët e këshillit bashkiak tentuan të hynin në bashki.
Me deputetë të Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë në protestë ishte dhe Argita Berisha Malltezi.
Me thirrjen per lirimin e Sali Berishës, zbuluan serish qarte qellimin e protestes se tyre.
Pas rreth 2 orësh protestuesit u shpërndanë.
Ekspertët e konsideruan sheshin para bashkisë skenë krimi ndërsa punonjësit e pastrimit nisën heqjen e mbetjeve.