Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken, ka reaguar për tensionet në veri të Kosovës. Me një gjuhë të ashpër ai ka kritikuar Kosovën, ndërsa thotë se këto veprime kërcënojnë stabilitetin e vendit.

Me një shënim në “twitter”, Blinken i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurtit të ndalojë këto masa “të dhunshme” dhe t’i rikthehet dialogu të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Dënojmë fuqishëm veprimet e Qeverisë së Kosovës që po përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po shtojnë jostabilitetin. I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurti  të ndalojë menjëherë këto masa të dhunshme dhe të ripërqendrohet në Dialogun e lehtësuar nga BE.”, shkruan ai.