Teksa Kuvendi pritet të mblidhet për të votuar Buxhetin 2024, Rithemelimi ka nisur aksionin e tij për të shkaktuar kaos në sallë.

Pas Flamur Nokës seancën e shkuar, këtë herë ka qenë radha e Ervin Salianjit të bëjë organizatorin. Ai ka hipur majë pirgut me karrige teksa filmohet nga Luan Baçi.

Këtij të fundit i është ngarkuar detyra e kameramanit të transmetimit në Facebook-un e Sali Berishës, duke zëvendësuar kështu në ‘detyrë’ Ina Zhupën.

Ndërkohë, në këtë seancë nuk do të jenë të pranishëm 6 deputetë të opozitës, pasi u përjashtuan për 10 ditë për shkak të kaosit të krijuar në seancën e 4 dhjetorit.

Sali Berisha, Gazment Bardhi, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi dhe Elda Hoti nuk do të lejohen të futen në seancë, pasi ata ishin protagonistët se radhës së kaluar, ku sabotuan punën duke ndezur flakadanë e flakë.