Simone Madaaluno, një i ri italian, ka plagosur rëndë me thikë të riun shqiptar Pandi Lavari, javën e kaluar. Por Pandi lavari, edhe ku një 19 vjeçar shqiptar, nuk iu rezistoi plagëve dhe humbi jetën.

Simone Maddaluno në seancën gjyqësore deklaron se nuk kishte për qëllim që të vriste Pandi Lavdari, por thjesht kërkonte që ta frtikësonte.

18 vjeçari shqiptar dhe 19 vjeçari Italian kishin “rivalizuar” njëri- tjetrin në fundjavën e kaluar për hir të një vajze. Pas sherrit fizik, disa ditë më vonë, Simone do ta godiste me thikë në mushkëri adoleshentin shqiptar, i cili humbi jetën një ditë më pas në spital.

“Doja vetëm ta trembja dhe kisha frikë se mos goditesha sërish”.

Ky ishte shpjegimi i shkurtër i 19 vjeçarit Italian, ku nënkuptohej se ai ishte rrahur nga shqiptari në konfliktin e parë që kishte patur me të.

Maddaluno u tha gjykatësve se ndihej keq për atë se çfarë kishte ndodhur. Aktualisht i riu po përjeton një gjëndje të rëdnuar psikologjike dhe është mbështetur nga një psikolog dhe një prift. I riu është dërguar në burgun e Pavias.

Veritas.com.al/

(FOTO: Pandi Lavari, që mbeti viktimë)