(FOTO: Aktori Robert De Niro)

Aktori De Niro ka thënë, së fundmi se zgjedhja e Trump e ka bërë të ndjehet “ si pas 11 Shtatorit 2011”

Para ditës së zgjedhjeve,së bashku me 16 të tjerë të shquar për artin e  tyre ne Hollywood, De Niro kishte deklaruar se “do të largohet nga vendi” sikur të fitojë Trump.

Ditë më parë kryetari i Bashkisë në Ferrazzano, rajoni i Molise në Itali, ku kanë lindur gjyshërit e De Niros, ofroi azil për artistin, por ky nuk u përgjigj.

Tani De Niro nuk është as në emigrim, as në Itali dhe as në kanada, por ka vendosur t’u bashkohet protestave të të majtëve kundër zgjedhjes së Donald trump si president i Amerikës.

“Po, absolutisht” tha De Niro për  Agence France-Presse (AFP) këtë të premte kur u pyet nëse është në anën e protestave anti- Trump, që po zhvillohen në qytete që nga New York deri në Oregon. “Gjërat nuk bëhen menjëherë.”, tha.

I pyetur se si ndihet pas humbjes historike të Hillary Clinton, De Niro u përgjigj:  “Si ndjehem unë? Jam shumë i depresuar.”

De Niro ka qenë një mbështetës i fortë i Clinton gjatë gjithë fushatës.

/Veritas.com.al/