(FOTO: Robert F. Kennedy Jr)/

Robert F. Kennedy Jr., djali i Robert Francis “Bobby” Kennedy ndoshta bëri deklaratën më shokuese në intervistën për CNN.

“Donald Trump mund të jetë presidenti më i madh në histori; ai shumë thjesht mund të quhet Teddy Roosevelt i Dytë.”

Është kjo vetëm një çështje admirimi, apo çfarë?

“Unë mendoj se Donald Trump mund të jetë, e dini pse, me cilindo president ai do që të krahasohet. Aktualisht ai është- është sepse është i pari që vjen në Shtëpinë e Bardhë me barrët e detyrimeve më pak se çdo president tjetër në histori, me ndoshta një krahasim me Andrew Jackson,” tha Kennedy.

“Dhe e dini, të dy këta, Jackson dhe Trump erdhën- ata u bënë vetë dhe ishin jashtë klaneve politike- për të mbrojtur si president, vendin e tyre kundër pushtetit të korporatave dhe për të demokratizuar Amerikën në çdo drejtim”.

“Trump nuk ka detyrime, ai vërtet mund të bëhet një president i jashtëzakonshëm.”

/Veritas.com.al/