( Rodrigo de Rato y Figaredo, ish Drejtor i FMN, politikan spanjoll)/

Rodrigo de Rato y Figaredo, ish-kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) u dënua sot në Madrid me 4 vite e gjysmë burg për përvetësim fondesh në disa banka spanjolle, që ai drejtoi nga viti 2010 deri në 2012.

Rodrigo de Rato y Figaredo është një politikan spanjoll që shërbeu në qeverinë e Spanjës si ministër i Ekonomisë nga viti 1996- 2004; ai ishte zëvendës- kryeministër në periudhën nga 2003 deri 2004. Në vitin 2004 u emërua Drejtor Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ku shërbeu deri në vitin 2007.

Rato u arrestua në 16 prill 2015 për mashtrim, përvetësim dhe pastrim parash. Çështja e iij ishte akoma në pritje për gjykim, kur emri i tij doli në listën e “Panama Papers.

Në 23 shkurt 2017, Rato u shpall fajtor për përvetësim dhe u dënua me 4 vjet e gjysmë burg.

Rodrigo Rato u dënua për çështjen e cilësuar “kartat e zeza”, një proces që vuri nën akuzë 65 ish-drejtues dhe anëtarë të bordit të drejtorëve të “Caja Madrid” dhe “Bankia” për përvetësim të rreth 12 milionë euro në sajë të kartave bankare të pa deklaruara mes viteve 2003 dhe 2012.

/Veritas.com.al/