Një pjesëtar i Policisë private është gjetur i vdekur në vendin e punës mëngjesin e sotëm në qytetin e Sarandës.

Viktima G.I., 53 vjeç (banues në Sarandë) punonte si roje në qendrën e kontrollit të automjeteve të fshatit Vrion, Bashkia Finiq.

Trupi i pajetë i tij u gjet nga punonjësi i turnit tjetër. Ky ka njoftuar menjëherë policinë.

Sipas policisë, nga këqyrja që i është bërë trupit nuk është konstatuar asnjë shenjë dhune apo dëmtim tjetër.  Dyshohet se vdekja e G.I., ka ardhur për shkak të një infarkti.

/Veritas.com.al/