Edhe pse gjatë ditës, teksa zhvillohej seanca plenare e Kuvendit, u shkrua në media se ‘Rudina Hajdarin e zëvendësojnë në grupin opozitar’, kjo nuk u mor shumë seriozisht. Aq më tepër që ka ndodhur edhe herë tjetër që të jepet ky lajm.

Por tashmë është zyrtare, Myslim Murrizi i zë vendin Rudina Hajdarit dhe merr postin e kreut të grupit parlamentar demokrat.

Media  ka siguruar shkresën ku zyrtarizohet ajo se çfarë u komentua sot gjatë ditës.

Deputetët kanë dhënë aprovimin e tyre duke firmosur në dokumentin e mëposhtëm , ndërsa ka munguar Fatjona Dhimitri.

Më herët gjatë ditës si Hajdari ashtu edhe Murrizi nuk komentuan mbi lajmin.

VERITAS.COM.AL/