Roaman Vlahutin, përfaqësuese e zyrës së Bashkimit Europian në Tiranë, është vënë nën hetim nga Zyra Europiane Kundër Mashtrimit (OLAF).

Lajmin e ka publikuar sot gazeta ” NewEurope” e cila shkruan se hetimi ka nisur për blerjen e vilës 1.6 milionë euro në një rezidencë në periferi të Tiranës.

“Kjo është një shifër e çmendur”-, sipas ekspertëve vendës, pasi një vilë këtu “nuk vlen as sa një e treta e çmimit të shitjes”. Shtëpi të ngjashme në të njëjtën zonë, dhe akoma më të mëdha se kjo, kishin një çmim më pak se 1 milionë euro.

Hetimi është me rëndësi sepse hapet vetëm katër javë para zgjedhjeve të përgjithshme në Shqipëri. Fakti që përfaqësuesja në Tiranë mike e afërt e kryeministrit Rama, vihet nën hetim pikërisht në këtë moment, tregon se BE mund të mos i monitorojë nga afër këto zgjedhje.

P5-BOTTOM