Luca Gallesi

Në panoramën e gjerë të serive televizive të ofruara nga një mori platformash streaming, të disponueshme për një audiencë gjithnjë e më të gjerë, ju mund të gjeni shumë produkte me cilësi të shkëlqyeshme, të tilla si miniseria kushtuar John Adams e cila kohët e fundit ka zbritur në Sky. Realizuar në vitin 2008, por aspak e vjetëruar, John Adams tregon në shtatë episode historinë e presidentit të dytë të Shteteve të Bashkuara (1735-1826), i zgjedhur pas Uashingtonit dhe para Jeffersonit, i cili, megjithëse tani është një i huaj perfekt, dhe jo vetëm prej nesh, ishte Ati më i rëndësishëm themelues i SHBA, ai që i dha shpirt dhe trup rebelimit të kolonëve, duke e shndërruar atë në një Revolucion të vërtetë (konservator).

Prodhuar nga Hbo, me Tom Hanks si producent ekzekutiv dhe Paul Giamatti si protagonist, seriali bazohet në best-sellerin  e David McCullough me të njëjtin emër, John Adams (Simon dhe Schuster 2001), fatkeqësisht asnjëherë i përkthyer në Shqiperi. Personazhi është i përcaktuar mirë dhe shumë besnik ndaj atij historik: një avokat me origjinë umile, por i diplomuar në Harvard, i cili, falë punës së palodhur të kryer në qytetin e Bostonit, bëhet pika e referimit politik për numrin në rritje të kolonëve të cilët nuk janë të gatshëm të paguajnë taksat ndaj Parlamentit Britanik pa shijuar asnjë përfaqësim. Nga episodi i parë, John Adams del si mbrojtësi i më të dobëtit dhe mbi të gjitha si rojtari i drejtë i ligjit. Ai pranon, në fakt, detyrën falënderuese të mbrojtjes së “xhaketave të kuqe” të urryera, që janë ushtarët britanikë, protagonistë të të ashtuquajturës “Masakra e Bostonit”, e cila u zhvillua në 5 Mars, 1770. Kontingjenti i trupave Angleze, i cili ishte vendosur për disa vjet në qytet për të mbrojtur zyrtarët e Kurorës që shërbenin në Massachusetts, ai u sulmua nga një turmë protestuesish të dhunshëm të armatosur me shkopinj dhe sende të tjera të forta. Një i plagosur rëndë dhe i frikësuar për vdekje, një ushtar qëlloi dhe situata degjeneroi: ushtarë të tjerë qëlluan, duke vrarë tre civilë dhe duke plagosur tetë të tjerë. Të gjithë ushtaret u arrestuan menjëherë dhe u akuzuan për vrasje, por mbrojtja e shkëlqyer e John Adams arriti që pothuajse të gjithë të pandehurit të lirohen, duke provuar se ata kishin qenë viktima të një përpjekjeje për linçim. Në këtë fakt, të rrëfyer në episodin e parë të serisë, tashmë eshte gjithçka John Adams: mbrojtësi kokëfortë i të dobëtit, akuzuesi trim i padrejtësive, revolucionari “konservator”, i gatshëm të ndezë zjarrin e rebelimit në emër të parimeve më të larta të ligjshmërisë dhe drejtësisë

I kulturuar, i përpiktë, ambicioz, i sinqertë dhe i guximshëm, Adams mori pjesë në Kongreset e Parë dhe të Dytë Kontinentale, ku u bë udhëheqësi i patriotëve të pavarësisë. Larg furoreve revolucionare që ndizen dhe shuhen si flakë kashte, ai e kuptonte më mirë se të tjerët se:

Revolucioni kishte filluar shumë përpara luftës: Revolucioni kishte lulëzuar në mendjet dhe zemrat e njerëzve.

Për t’i dhënë një sens të rrënjosur dhe të thellë asaj që do të kishte qenë ngjarja fjalë për fjalë më “revolucionare” e epokës moderne, dhe e cila do të kishte krijuar një shtet të ri në një kontinent të ri me rregulla të reja, Adams thelloi burimet e te drejtes, dhe bëri që ti dërgoheshin nga një librari antikuariane në Londër, duke shpenzuar një pasuri te tere nga xhepi i tij, të gjithë koleksionin e kodeve dhe ligjeve britanike, nga Magna Charta e tutje, një koleksion i rëndë vëllimesh që për shumë vite ishte i vetmi në dispozicion në Amerikë. Falë studimit të këtyre dokumenteve, Adams ishte në gjendje të demonstronte bazën ligjore të kerkesave të kolonëve, të cilat nuk mund të trajtoheshin nga subjektet ne Parlament, i cili nuk i përfaqësonte ata, dhe të cilat, për këtë arsye, mund të kontestoheshin ligjërisht.

Midis shumë fërkimeve me Etërit e tjerë Themelues, kryesisht për shkak të karakterit të tij këndor dhe pak të prirur për kompromis, ato me Jeffersonin u zbutën me kalimin e viteve, deri në forcimin e një miqësie që lindi në epokën para-revolucionare dhe më pas u shpërbë për shkak të te rivalitetit dhe ambicies politike. Kur të dy ishin tërhequr nga pjesëmarrja aktive në punët e shtetit, ndjeshmëria e tyre e përbashkët për çështjet publike dhe mbi të gjitha trajnimi i tyre i shkëlqyeshëm humanist, rezultati i një studimi të kujdesshëm të klasikëve grekë dhe latinë, ringjalli një frekuencë solide dhe të dashur, mbi të gjitha me korrespondencë, deri në vdekjen e tyre, e cila ndodhi, nga një fatalitet i vetëm, në të njëjtën ditë, disa orë nga njëri-tjetri, më 4 korrik (një datë tjetër fatale) 1826.

Një rivalitet që, nga ana tjetër, nuk u rikuperua kurrë, ishte ai kundër Alexander Hamilton, një tjetër protagonist i Revolucionit, shumë besnik ndaj George Washington dhe, mbi të gjitha, eksponent i asaj partie “monarkike” të kundërshtuar thellësisht nga “republikani” Adams . Mbrojtës,i pari, i privilegjeve të të pasurve, mbrojtës i të drejtave të të gjithë qytetarëve, veçanërisht i atyre më të përulurve, i dyti, të dy përfaqësojnë, të thuash, shpirtrat që, që nga agimi revolucionar, kanë përballur dhe kundërshtuar njëri-tjetrin gjatë historise se Shteteve të Bashkuara. Shpirtra që janë mishëruar në njerëz dhe lëvizje të ndryshme, por që mund t’i përfaqësojmë, duke thjeshtuar në maksimum, midis atyre qe “kanë” dhe “nuk kane”, midis atyre që menaxhojnë pushtetin dhe atyre që e vuajnë atë, midis të privilegjuarve dhe “te mjerueshmëve”, drejtuar keshtu disa vjet më parë për përbuzjen e publikut nga Hillary Clinton sepse ishin simpatizantë të Donald Trump.

Hapi nga Adams tek Trump është,e pranojmë, shumë akrobatik dhe i sforcuar, por jo plotësisht i pabazuar. Ekziston një ngjashmëri e pamohueshme midis presidentëve si Adams, Jackson, Lincoln dhe përfaqësuesve të partive të fundit të shekullit të tetëmbëdhjetë të cilët luftuan kundër oligarkëve të hekurudhave, industrive dhe spekullatorëve të Veri-Lindjes dhe reagimit, të çrregullt, dhe instiktiv të klasave më pak të privilegjuara të Amerikës Jug-Perëndimore që panë tek Trump më shumë sesa përfaqësuesin e tyre, armikun e elitave globaliste dhe mondialiste. Kjo u theksua gjithashtu nga një prej amerikanistëve më autoritative, Tiziano Bonazzi, në Corriere della Sera të 8 korrikut 2018, duke nënvizuar se si, dy vjet më parë, domethënë, në zgjedhjen e The Donald, “fashat e mëdha popullore të bardha, kriza ekonomike, nacionalistët dhe armiqtë e politikave progresiste mbi të drejtat dhe në favor të pakicave,u rebeluan kundër partive, (…) në emër të Amerikës së pastër të etërve “. Ajo Amerikë e mishëruar në fillim të historisë së saj nga John Adams, dhe gradualisht nga shumë protagonistë të tjerë të jetës politike të Kontinentit të Ri që ishte fusha e privilegjuar e betejës midis mbrojtësve të popullit dhe rojeve të të privilegjuarve, midis atyre që përpiqen të mbijetojnë duke punuar me ndershmëri, dhe kujt pasurohet duke shfrytëzuar punën e të tjerëve.

VERITAS.COM.AL