Të paktën 600 njerëz janë akoma të zhdukur pas rrëshqitjes së tokës dhe vërshimit të ujit që shkatërruan disa zona të kryeqytetit të Sierra Leone, Freetown. Këtë e deklaroi për BBC një zëdhënës i Presidentit.
Presidenti Ernest Bai Koroma më parë është lutur për një “mbështetje urgjente” duke thënë se gjithë komunitetet janë goditur nga katastrofa.
Afërishst 400 persona janë konfirmuar të vdekur pas rrëshqitjes së tokës në zonën Regent dhe vësrshimit të ujëra kudo tjetër në Freetown, ditën e Hënë.
Kryqi i Kuq ka paralajmëruar se kjo ëhstë një garë me kohën me qëllim që të shpëtohen të mbijetuarit.
Një varrim masiv është planifikuar për sot, e Mërkure, për të liruar hapësirë për varrimet.
Veritas.com.al/