Edhe sot pritet që në veri të Kosovës, qytetarët serbë të dalin të protestojnë kundër  kryetarëve të rinj shqiptarë në komunat e tyre.

Sot është dita e pestë e protestave, ndërsa ajo djeshme u mbyll me disa incidente të vogla në Zveçan.

Mësohet se sot po ashtu udhëheqësit e 27 vendeve të BE dhe të 20 vendeve të tjera evropiane të mblidhen në Kishinjv të Moldavisë për të diskutuar një seri çështjes, kur mes tyre edhe tensionet në Kosovë, raporton Reuters.

Pas takimi të djeshëm me Kurtin në Bratislavë, shefi i politikës së jashtme të BE, Joseph Borrel, pritet që sot të takojë presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Borrel pas takimit me Kurtin ditën e djeshme, përmes një reagimi në Twitter tha se na duhet shtensionim urgjent dhe zgjidhje përmes dialogut