Aksidenti ishte fatal, dy të rinj kanë humbur jetën dhe dytë tjerë janë plagosur. Burime nga policia thanë se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 23: 40, në segmentin Fushë- Krujë – Thumanë; mjeti me targa AA 166 LA është përplasur ne trafik-ndarësen. Në makinë udhëtonin 4 persona.
Kanë ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak Tiranë dy të rinjtë me inicialet R. K., 28 vjeç, banues në Tiranë dhe A. P., 25 vjeç, banues në Laç dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve shtetasit L. S., banues në Laç dhe B. D., banues në Tiranë- sipas Policisë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Veritas.com.al/