Kryeministri Narendra Modi ka reaguar për lajmin që ka tronditur Indinë dhe jo vetëm, pas rrëzimit të aeroplanit të Air India.
“Tragjedia në Ahmedabad na ka tronditur dhe ka përhapur trishtim. Është e pamundur të përshkruhet me fjalë dhimbjen që ndiejmë. Në këtë orë të trishtueshme, mendimet e mia janë me të gjithë të prekurit. Jam në kontakt me ministrat dhe autoritetet që po punojnë për të ndihmuar të prekurit”, shtoi ai.
Ndërkohë, ministri i shëndetësisë i vendit ndonëse nuk dha shifra deklaroi se numri i viktimave mund të jetë i lartë.
Megjithatë, informacione të pakonfirmuara siç raportojnë mediat ndërkombëtare flasin për të paktën 130 të vdekur.
Komente