Kuvendi ka rrëzuar kërkesën e Rithemelimit për mocion me debat me kryeministrin Edi Rama.
Kjo ka sjellë që deputetët e Sali Berishës të bllokojnë foltoren e Parlamentit.
Kryetarja Lindita Nikolla u detyruar të kërkojë pushim për herë të tretë teksa shigjetoi ligjvënësit e Rithemelimit duke u shprehur se ata janë përfaqësues të non-gratës.