(FOTO: Theresa MAy, kryeministre e Britanisë)/

Shumica e Britanikëve miratojnë qëndrimin  e qeverisë për largimin nga Bashkimi Evropian- rezulton sipas rezultateve të një poll të Hënën. Maxhoranca përkrahëse ndaj qeverisë është rritur në mbështetje të kryeministres Theresa May pasi ajo parashtroi prioritetet për negociata.

May paraqiti vizionin e saj mbi Brexit-in në një fjalim që mbajti në mes të janarit, duke nënvizuar planet për largimin nga tregu i vetëm i BE në një ndarje të pastër nga blloku.

Së fundmi ajo është kritikuar pse nuk ka qenë e qartë, dhe disa deputetë kërkon qartësi më të  pastra para se të votonin për të nisur negociatat mbi Brexit.

Megjithëse May akoma po përballet me disa kundërshtime nga deputetët, një shumicë në publik ka miratuar qëndrimin e qeverisë; dhe kjo ndodh për herë të parë qëkurse kompania ORB nisi serinë e polleve në Nëntor.

/Veritas.com.al/