Një konflikt fizik ka ndodhur pak çaste më parë në Kuvend mes Erion Braçes dhe Ervin Salianjit, që është bërë shkak për ndërprerjen e seancës.

Shkak për këtë është bërë fakti se Ervin Salianji i ka thënë Braçes që i ka dalë emri në përgjimet me biznesmenin Rezart Taçi.

Nikolla është detyruar që të ndërprerë seancën, ndërkohë që garda ka ndërhyrë për të ndarë deputetët.

“Kjo hipokrizia sikur këtu ka disa gra ministre e deputete bëjnë të prekurat për një fjalë që nuk prek askënd, kurse kur km i drejtohet kryetares së parlamentit për mbarimin e fjalës i kthehet. Ka 10-fishuar pasurinë e saj dhe bashkëshortit të saj zonja Bushka. Prandaj del dhe bën këtu si engjëll, por nuk është engjëll. Zotëria, parafolësi im 40 milionë euro me tendera. ky zotëria që del dhe bën si më i shqetësuari, në përgjimet e prokurorisë italiane, për Rezart Taçin, A je ti zv.kryeministri që del në përgjime. Mos m’u drejto mua si kone”, tha Salianji.

https://youtu.be/JFTx_wtts7U