Partia Demokratike ka thirrur një protestë madhe nga e gjithë Shqipëria me mbështetësit e saj në Kavajë. Protesta është thërritur më 7 Maj- ditën kur mbahen edhe zgjdhjet për kryetarin e Bashkisë në Kavajë dhe ku opozita ka deklaruar se nuk merr pjesë.
Vëzhgues të ndryshëm parashikojnë përplasje mes shtetit dheprotestuesve, ose mes qytetaëve të të krahëve politik. Demokratët nisen për të bllokuar votimin me vetëm një parti, ndërsa për herë të parë Rama ka zbuluar se është gati të përballet me opozitën edhe në rrugë. “Ky vend ka zot”, kështu i është përgjigjur një komenti në faqen e tij në Facebook, pasi është pyetur nga ndjekësit e tij.
Komentuesja: Zoti Kryeminister dje ne TVSh ishin te ftuar Duma dhe Salianji edhe po diskutohej per zgjedhjet ne Kavaj me beri jasht mase pershtypje pergjigja qe at dhan dhe se e than qart e shkoqur qe nese do te kete prezenc policie do bejn namin edhe se nuk do te lejojn popullin te votoj , pra me pak fjal ata po kerkojn nje 97 te dyte.
Kjo eshte e pa tolerushme me cte drejte ata duan te derdhin gjak apo te ndalojn popullin te votoj . Me te vetmin qellim qe te mbrohet vetem nje palo plake qe ka sjelle vetem fatekeqesia per Shqiptaret
Rama: Mos u shqeteso Alisa, njerez te deshperuar qe mendojne veprime te deshperuara po harrojne qe ky vend ka zot popullin qe vendos ne 18 qershor.
Facebook: