Prej mesnatës së 23 korrikut ka vijuar numërimi vijon numërimi i 54 kutive të votimit që do të zgjedhin kryetarin e bashkisë së Rrogozhinës.

Rezultati i fundit i KQZ-së i përditësuar në orën 07:00 të mëngjesit tregon se kur janë numëruar 38 kuti nga 54, Edison Memolla kryeson bindshëm me një diferencë prej 756 vota.

Për 38/54 kuti

Edison Memolla PS ka 4062 vota

Shkelqim Hoxha BF 3306 vota

Votimi i të dielës, 23 korrik, u mbyll në orën 19:00 dhe pjesëmarrja ka qenë më e lartë se në zgjedhjet e 14 majit.

Asnjë kuti nuk rezultoi e parregullt ndërsa procesi eci qetë.

Pak para mesnatës Kryetari i bashkisë së Tiranës, Veliaj njëhjerësh edhe drejtuesi politik i PS për qarkun, denoncoi në një postim në rrjetet sociale, pengimin e numërimit të votave në Rrogozhinë nga përfaqësuesit e çiftit Berisha-Meta.

Vetë kandidatët Edison Memolla i PS e Shkëlqim Hoxha i koalicionit “Bashkë Fitojmë” i Berishës e Metës ndjekin nga afër procesin që po zhvillohet në palestrën e një shkolle.

Deri në orën 18:00 pjesëmarrja ka qenë 35.5%, më e lartë se në zgjedhjet e 14 majit ku në atë orë ishte 32.12%.