(FOTO: Salla plenare e Komisionit Europian per Demokraci me ligj- Komisioni i Venecias)
/ Nga: Veritas.com.al/
Pasi u ndalua nga Gjykata Kushtetuese, Vettingu mbeti pezull pak kohë, duke shkaktuar grindje në politikë dhe në ligj. Ambasadori i SHBA dhe i BE mallkuan gjykatën, por edhe opozitën.
Pastaj Vettingu doli për t’u nisur drejt Komisionit të Venecias.
Në atë moment kryetari i Gjykatës Kushtetuese hodhi një bombë për gjithë situatën. Shikoni!- tha ai- ndryshoni sistemin, ndryshoni sistemin politik që i prodhon të gjithë anomalitë, sepse gjykatat nuk ua kanë fajin.
Në momentin që Vettingu u nis drejt “Venecias” doli se atje mbërriti i sakatuar. Dikush nga ata të BE-së e kishte përkthyer mbrapsht duke i hequr atë që kishte thënë Kuvendi këtu. Ai që e kishte sakatuar Vettingun, ai i BE-së, u zhduk “me pushime verore” tani në Dhjetor.
Prapë ambasadori i SHBA, pa i parë syri sa shkelje ligji me drogën e me krimin ka këtu- u ngrit e mori në mbrojtje kolegen e tij prej BE-së.
Katrahurë!
Më në fund ligji i Vettingut kthehet përsëri në Gjykatë Kushtetuese në Tiranë. Komisioni i Venecias publikoi sot opinionin, që i përgjigjet disa pyetjeve të drejtuara nga Kushtetuesja.
“Venecia” thotë se Gjykata Kushtetuese nuk mund të përjashtohet nga e drejta për të shqyrtuar nëse ligji është në përputhje me kushtetutën.
“Është Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë që do të thotë fjalën e fundit për interpretimin e Kushtetutës dhe të përputhshmërisë së ligjeve kombëtare” theksohet në opinionin e Komisionit të Venecias.
Përsa i përket ndikimit të organeve në vartësi të ekzekutivit në procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, “Venecia” shprehet se procesi mbetet nën juridiksionin e Komisionit të Vlerësimit dhe Komisionit të Apelit. “Në këtë bazë, mund të arrihet në përfundimin që sistemi që sjell ligji i Vetting-ut interferon, siç duket, me pushtetin gjyqësor”.
/Veritas.com.al/