
Numri i të vdekurve nga sulmi në Catalonia është rritur në 14, të Premten, nga 13 që ishte njoftuar deri tani- sipas Reuters.
Numri u rrit pasi një grua e plagosur në qytetin Cambrils, vdiq- njofton shërbimi i emergjencave në Katalania.
Gruaja është viktimë e sulmit të tretë terrorist në Spanjë brenda 24 orësh. Sulmi i tretë erdhi në orët e para të mëngjesit të të Premtes, terroristët u sulën me makinë kundër policëve në Cambrils. Duke përdorur një makinë ‘Audi A3’ , siç raportohet pesë terroristë brenda në makinë, kanë sulmuar një grup policësh ku është plagosur një polic dhe gjashtë qytetarë.
Veritas.com.al/