Kryeminisri Edi Rama i është kthyer sërish sot investimeve ruse në Shqipëri, ndërsa apelon drejtësinë të veprojë, e të tregojë se nuk punon me dy standarde. Reagimi i Ramës në rrjetet sociale, vjen pas lajmeve të publikuara në media, që implikojnë ish kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi në financimet ruse.
“Ah, rubla, rubla, çfarë djalli i madh kanë qenë gjithmonë …” e nis Rama reagimin e tij në gjuhën ruse.
“Ах, рубли, рубли, каким большим дьяволом всегда были… Po ç’paskeni qenë o rubla që na i morët me radhë me motra e me vëllezër opozitarë! Po ato konto bankare ofshor çfarë janë vallë se këtyre u mbinë në gojë ofshoret, po i paskan pasur të tyret shejtanët e shejtanet…
Verifikimi ligjor i atyre letrave të pista dalë në mexhelis në ekranet e mëdha kombëtare është domosdoshmëri dhe drejtësia duhet të provojë se nuk punon me dy standarde, siç punojnë altoparlantët e llojllojshëm të lukunisë kinse opozitare që për këto tmerre as nuk bëzajnë fare!”, shkruan kryeministri në Twitter.