Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Gramoz Ruçi ka sulmuar sërish presidentin e zgjedhur Ilir Metën. “Do të jetë presidenti i parë që provon shkarkimin”- ka thënë.

Gjatë fushatës elektorale në Fier, ku Ruçi është i 9-t në listë për PS-në, ka deklaruar se socialistët nuk i kanë asnjë faj Metës, përkundrazi ai i është borxhli PS-së. Ai ka theksuar se meta do të shkarkohet si president nëse nuk do të dekretojë qeverinë pas zgjedhjeve.

“Çfarë faji i kanë socialistët Ilir Metës. PS e mori Metën 22 vjeç dhe e bëri deputet.

PS e mori pa librezë pune. Pa mbushur 30 vjeç e bëmë kryeministër. Nëse nuk dekreton qeverinë pas zgjedhjeve do të shkelë Kushtetutën.

Meta do të shkarkohet nëse nuk dekreton qeverinë. Do të jetë presidenti i parë që provon shkarkimin”, deklaroi Ruçi nga Fieri.

Veritas.com.al/