Shënim: Media pranë opozitës e konsideroi fjalimin “sulm kundër prdagogëve dhe jo kundër maxhorancës”.

Fjalimi:

“Sot kam ardhur vetëm për një arsye të vetme.

Nuk kam ardhur për të marrë një llokmë të studenteve, jam për t’i mbështetur. Kapini ata pedagoge te cilët janë te akuzuar nga studentet dhe kështu shpëton ky vend.

Këtu kushdo që foli më parë ju them se jeni kryehajdutë që nuk e doni këtë vend dhe nuk e keni dashur ndonjëherë. Ju që bëni sikur ju intereson ky vend, por rrini vetëm nëpër kafe.

Sillni listat e hapura. Nëse e doni këtë vend sillni Kodin Zgjedhor.

Atëherë kemi për ta ndryshuar këtë parlament dhe këtë kastë politike.

Ky pra është ndryshimi. Nëse e doni këtë vend mendoni për këtë vend dhe mos na bëni show politik.

Ky vend është i ngopur me ju. Studentët janë të lodhur nga të gjithë politikanët dhe kanë humbur besimin te ju.’

Veritas.com.al/