Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari, sot në një prononcim për mediet, tha se në mbledhjen e sotme, diskutimet për sistemin e ri zgjedhor, u shtynë me konsensus për të premten, me 6 mars. Në fjalën e saj, ajo tha se nëse duam të zbatojmë Kushtetutën e vendit, duhet të veprojmë, jo vetëm të ulërasim në sheshe. Dukshëm një mesazh tubimin e presidentit Meta, mbrëmjen e kaluar.

“Nëse do flasim sot për zbatimin e Kushtetutës, nuk mjafton që të dalim nëpër sheshe e të ulërasim por të bëjmë hapa konkrete që ka të bëjë me hapjen e listave që njerëzit të kenë mundësi të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Kuvend. Ne duhet të vazhdojmë përpara që ti tregojmë shqiptarëve që jemi këtu për ta. Urojmë që javës tjetër të vazhdojmë këtë mision që kemi nisur për hapjen e listave”, u shpreh Hajdari.

Veritas.com.al/