Deputetja e PD-së Rudina Hajdari ka reaguar për miratimet e dy ligjeve në kuvend për Reformën në Drejtësi që ishin të mbajtur të bllokuar për dy vjet nga opozita joparalamentare. Sipas saj e gjithë kjo procedurë do t’i hapë rrugë së shpejti edhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, SPAK-ut dhe BKH-së.

Reagimi

Punë, jo vetëm fjalë!

Procesi i Reformës në Drejtësi vazhdon! Këtë të enjte, grupi parlamentar demokrat votoi në unanim të dy projekligjet e vetingut:

1.Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe

2.Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 115/2016 ” Për organet e qeverisjes së sistemit të Drejtësisë”. E gjithë kjo procedurë do t’i hapë rrugë së shpejti edhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, SPAK-ut dhe BKH-së.

Natyrisht që, me bashkërendimin dhe përkrahjen e partnerëve tanë ndërkombëtarë së shpejti do të nisë një frymë e re sa politike me reformën zgjedhore, aq dhe ligjore me përfundimin e reformës në drejtësi, e cila do ta çojë Shqipërinë në drejtimin e një shteti të së drejtës, i cili deri më sot ka mbetur veç në letër.

Veritas.com.al/