Deputetja demokrate, Rudina Hajdari, ndërsa ka komentuar vendimin e presidentit Meta, i cili çdekretoi datën e zgjedhjeve vendore, është shprehur se në fakt nuk ka pasur një përpjekje reale nga ana e kreut të shtetit për të zgjidhur krizën.
“Zoti President nuk ka pasur përpjekje për të ulur palët në dialog. Nëse thotë se e bën për Kushtetutën apo për unifikimin e popullit, duhet të kishte bërë më shumë përpjekje për të ulur palët, për të gjetur një zgjidhje për situatën e krijuar”-tha deputetja Hajdari në studion e A2 CNN.
Po ashtu deputetja Hajdari theksoi se ajo çfarë duhet të kishte bërë presidenti është caktimi i një date për zgjedhjet, dhe kjo sipas saj është brenda kompetencave të tij,
Ndërsa sa i takon nëse është apo jo i drejtë vendimi i Metës, Hajdari theksoi se për këtë duhet të shprehet Gjykata Kushtetuese.
“Sipas Kushtetutës ai duhet të caktojë datën e zgjedhjeve. Do duhej të ishte ulur me palët dhe të caktonte një datë tjetër. Nëse e do të kishte ndodhur kështu, atëherë do të kishte qenë një vendim i duhur”- u shpreh Hajdari.
Veritas.com.al/