(FOTO: Donald Trump dhe Rudy Giuliani)/
Rudy Giuliani u shfaq në “Sean Hannity show” të “Fox News” ditën e Enjte në mbrëmje dhe e çmoi presidentin e zgjedhur Donald Trump për marrëdheniet e tij me shtypin.
“Është freskuese dhe është shumë mirë për demokracinë tonë që ne kemi një presidnet që po përpiqet të na kthejë te liria e shtypit”, tha Giuliani kur u pyet mbi konferencën e fundit të shtypit të presidentit të zgjedhur, e cila ishte konferenca e parë në 167 ditë.
Marrëdhëniet e Trump me mediat, që po shikohen jo marrëdhënie vartësie dhe konformiste, njëkohësisht po shikohen si rrezik për etikën e gazetarisë dhe shtypin e lirë.
Gjatë konferencës të të mërkurës, Donalt Trump refuzoi të pranojë pyetje nga Jim Acosta i CNN dhe e quajti atë “fake news”. CNN kishte publikuar një raport të Martën ku kishte thënë se zyrtarët e Inteligjencës se Rusia kishte bërë kompromis në zgjedhjen e Trump.
Rudy Giuliani ka qenë një nga më besnikët e Trump gjatë fushatës elektorale të Trump. Ka pasur spekulime sipas të cilave ishs kryetari i Bashkisë së New Yorkut ka qenë në short-list për vende në pozita të larta në kabinetin e Trump. Por vetë Giuliani tha se vetë u shtang dy ofertave për në poste të lartë, sepse “nuk donte”.
Të Enjten, Donald Trump njoftoi se Giuliani do të ishte këshilltar i Trump për çështjet e Sigurisë Kibernetike, një rol që New York Times e paraqiti si “pjesë të vogël të botës së Trump”.
/Veritas.com.al/